Në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, fjalim mbajti edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ndër të tjera, Rama në fjalimin e tij tha: “Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike duke u vendosur si shteti më i ri në hartën e globit. Rezistenca paqësore e viteve ‘90 dhe shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare është një histori e re, pesha e së cilës e kalon atë të gjuhës”.
“Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete formalisht të ndara por ato tash jetojnë në një bashkëveprim politik institucional të vazhdueshëm”.