Edi Rama lajmërohet për herë të parë pas nisjes së numërimit të votave

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 07:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas fillimit të procesit të numërimit.

Rama ka publikuar një foto vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet qielli i Tiranës.

“Çfarë agimi në Tiranë”, shkruan ai.

Ky reagim i Ramës vjen pas rezultatit të deritanishëm, ku nga fletët e votimit të numëruara Partia Socialiste kryeson.Reklamë

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar më shumë se 210 000 fletë votimi, nga të cilat 199296  janë të vlefshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vlefshme, 100 320  janë për Partinë Socialiste; 76 313  janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 13 5249 vota janë për LSI-në. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme