Edi Rama mbështetë Linda Halimin për gjysmëfinalen e sontme (Foto)

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 15:34 | Nga

Sonte do të mbahet nata e parë gjysmë-finale e festivalit të këngës së Europës ‘Eurovizion’.

Këngëtarja Linda Halimi e cila përfaqëson Shqipërinë këtë vit në festival i cili po mbahet në Ukrainë, do të perfomojë sonte.

Në mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shprehur përkrahjen e tij përmes një statusi në Facebook me të cilin ka shfrytëzuar rastin edhe ta urojë “Ditën e Europës”.

“MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017

Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita” shkruan kryeministri i Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme