Përplasje të ashpra po ndodhin brenda seancës parlamentare, teksa mazhoranca po votojnë ligjet në axhendën e seancës plenare.
Deputeti Ervin Salianji i cili ka hedhur gaz në Parlament ka bërë kështu të parin rast që brenda sallës hidhen tymuese.
Siç shikojmë në këtë foto, punonjësit e gardës kanë shpejtuar me çadër për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Por këto nuk e kanë penguar mazhorancën për të vazhduar me miratimin e ligjeve.