Kryeministri Edi Rama sot është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.
Ashtu si dje në Sarandë dhe cdo qytet ku ka qenë, edhe sot Rama është pritur me protesta nga militantët e PD-së dhe LSI-së në Përmet. Grupi i militantëve me ish-deputetët e dy forcave opozitare në krye që po protestojnë tentuan ti bllokojnë rrugën, ndërsa policia ka marrë masat për shmangien e incidenteve.