Edi Rama në Prishtinë, Kurti e pret me ceremoni shtetërore

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 09:03 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Të dy janë takuar me dyer të mbyllura, për të mbajtur një konferencë të përbashkët më pas.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.

Agjenda e plotë:

10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);

11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);

12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);

13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;

15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).

Të ngjashme