Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shprehet se vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Punimet në nyjën e Milotit, një investim prej 1.6 miliard lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.
Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth”.