Edi Rama nuk komenton mungesën e takimit me Kurtin, “vëllaun e vogël e kam në Shqipëri”

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 17:01 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është shmangur komentimit pse nuk është pritur nga homologu kosovar, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nëse ka ndonjë porosi për “vëllain e vogël”, siç e ka quajtur disa herë në të kaluarën Kurtin, kryeministri shqiptar tha se nuk do të bjerë në “kurthin” e gazetarëve.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit ‘Partizani’. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto”, tha Rama.

Rama ka konfirmuar se nuk do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj që e drejton ai dhe ajo që drejtohet nga Albin Kurti.

Të ngjashme