Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të këtij vendi, Bajram Begaj.
Ai, përmes një postimi në Facebook ka shkruar “për hajër”, teksa ka ndarë edhe fotografi nga ceremonia e emërimit të Begajt në krye të presidencës shqiptare.
Në ceremoninë e inaugurimit të Begajt pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Në fotografitë e shpërndara nga Rama, ajo që bie në sy është anashkalimi që ia ka bërë të parës së vendit, Vjosa Osmani, ku nga 25 fotografi, Osmani shihet në vetëm dy, njërën me kokë ulur teksa Rama buzëqesh dhe tjetrën nga mbrapa, shkruan Klan Kosova.
Ndërsa, i pari i qeverisë shqiptare me ish-presidenten Jahjga e ka ndarë një fotografi ku të dy shihet të kenë marrëdhënie të mira mes vete.