Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka prezantuar ministrat e rinj të qeverisë së re që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.
“Struktura e qeverisë do të ndryshojë. Anëtarët e kabinetit dhe drejtuesit e partisë do të punojnë me një kalendar të përbashkët. Ministrat do të paraqesin përpara kryesisë dhe grupit parlamentar planet e punës para cdo sesioni parlament dhe në fund të çdo sesioni do të raportojnë.
Çdo realizim i pajustifikueshëm do të adresohet me largimin automatik të ministrit nga qeveria. Ministrat do të bashkëpunojnë me skuadrat e deputetëve të çdo qarku. Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti. Përbarja do jetë 50% burra dhe 50% gra”, theksoi Kryeministri Rama.
Kryeministër – Edi Rama
Zv/Kryeministre – Senida Meksi, deputetja e Shkodrës
Ministër Shteti për Shqiptarët jashtë kufijve – Pandeli Majko
Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato
Ministria e Brendshme – Fatmir Xhafaj
Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjonaj (ishte zv/ministre e Drejtësisë)
Ministria e Jashtme – Ditmir Bushati
Ministria Mbrojtjes – Olta Xhaçka
Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe e Punës (Bashkohen 3 ministri) – Arben Ahmetaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Blendi Klosi