Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e re pas asamblesë së zhvilluar ditën e shtunë. E drejtuar nga vetë Edi Rama, kryesia e PS-së ka diskutuar për vendimet e marra.
Burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se ka qenë Rama që ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të partisë.
‘Të bëhen zgjedhje të reja për kryetar të partisë, sepse ka kaluar afati’, mësohet se ka thënë Edi Rama. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të zgjedhur kryetarin e PS-së, apo të degëve në rrethe, por duket se Rama po shkon drejt zgjedhjeve.
Gjithashtu ai ka kërkuar mobilizim të bazës.