Edicion i vështirë për vëllezërit Berisha

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Është pritur të jetë edicion i shpërthimit, por edicioni 2018/19 po del të jetë i vështirë për vëllezërit Valon e Veton Berisha.

Lideri i mesfushës së Kosovës, Valon Berisha, verën e kaluar kaloi nga Salzburgu austriak te Lazio në një lëvizje të madhe në karrierë. Por te Lazio është në pritje të stabilizimit, pas telasheve të vazhdueshme me lëndime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për shkak të një lëndimi të kofshës, Valon Berisha i mungoi Kosovës në ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë, ndërsa ka pak gjasa të kthehet në fundjavë.

26-vjeçari Valon Berisha ka luajtur vetëm në tetë prej 28 ndeshjeve të Lazios në Serie A këtë edicion.

Ndërkohë, sulmuesi Veton Berisha (24) ka luajtur deri më tani 17 ndeshje për Rapid Vjenën në Bundesligën e Austrisë. I ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim, por pa ia dalë të stabilizohet në përbërjen bazë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme