Edicioni i shtatë i festivalit Anibar do të ketë 2 juri vlerësuese

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 17:09 | Nga

Për garat Ndërkombëtare, Ballkanike, dhe atë të Ambientit, do të jetë Grand Jury e cila përbëhet nga Anna Ida Orosz (historiane dhe kuratore e filmit), Jean-Luc Slock (Producent në Camera-etc), Tomek Ducki (animator), Mihai Mitrica (Drejtor në festivalin AnimaFest), dhe Jiri Nedela (programer në festivalin PifPaf).

Juria e dytë do të vlerësojë filmat e kategorisë së Studentëve, dhe përbëhet nga studentë kosovar të filmit. Anëtarët e kësaj jurie janë Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Jehona Berisha, Gëzim Ramizi, dhe Drita Nokaj.Me këtë juri, Anibar vazhdon të promovojë fuqizimin e studentëve dhe të shtyjë përpara integrimin e studentëve në festivale të filmit. Për këshillim të këtyre studenteve, kjo juri do të ketë mentor Igor Prassel, profesor i Historisë dhe Teorisë mbi Animacionin në Universitetin e Nova Gorica.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme