Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahri, ka bërë me dije se lënia e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për fazën finale të dialogut ndërmjet dy shteteve paraqet rrezik për Kosovën.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka treguar se në këtë fazë Serbia mund të kërkojë kompetenca shtesë për asociacionin.
Tahiri i ka ftuar subjektet politike për konsensus nacional rreth kësaj çështje.
Ish-ministrja për Dialog ka treguar pse këtë fazë të dialogut duhet ta udhëheqë presidenti Hashim Thaçin dhe për këtë pikë u ka bërë thirrje partive për konsensus.
Sipas Tahirit, kjo duhet të ndodhë për arsye kushtetuese dhe për shkak të përvojës së madhe në negociata që ka presidenti Thaçi.