Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri po vlerëson se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ia ka dhënë primatin Serbisë lidhur me idenë e Ballkanit të Hapur, që sipas saj Aleksandar Vuçiqi e ëndërronte.
Edita Tahiri, përmes Facebookut, ka akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, se po injoron faktin se Serbia sot është faktor destabilizues në Ballkan.
”Takimi i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet përsëri sot dhe përsëri në Beograd. Tashmë Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin në lidhje me Ballkanin të cilën Vuqiçi e ëndërronte, duke anashkaluar faktin se Serbia sot është faktor destabilizues në Ballkan, sidomos ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”.
“Kosova dhe Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë. Pa njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, si çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat per bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses, përveç që krijojnë hapësirë për protagonizma të liderëve për të mbuluar dështimet e qeverisjeve ne vendet e tyre!”.