Edita Tahiri kërkon të shpallet “non grata” djali i Sorosit

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka quajtur lojëra të rrezikshme takimet e Aleksandar Soros, djalin e George Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ditëve të fundit, raporton Gazeta Express.

Sipas Tahirit, Kosova duhet ta shpallë “non grata” djalin e George Sorosit, i cili sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, shkroi Tahiri në Facebook.

Të ngjashme