Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, shprehet skeptike që së shpejti mund të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.
Ajo thotë se Kosova nuk është e përgatitur për fazën finale, sepse nuk ka unitet politik e as kombëtar rreth platformës së dialogut.
Tahiri përsërit se nuk duhet të ketë prekje kufijsh meqë një gjë e tillë e destabilizon Ballkanin.
Ish-ministrja për dialog, thotë se Kosova duhet të flas me një zë në dialogun Kosovë-Serbi.