Ish-Kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin ndaj targave të Serbisë
Tahiri ka shkruar në Facebook se me vendimin për reciprocitet ndaj targave të Serbisë, Qeveria Kurti ka zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, por përveç kësaj, Tahiri thotë se Qeveria e njohu vlerën e marrëveshjeve që dikur i kundërshtonte.
“Qeveria Kurti jo vetëm që zbatoi Marrëveshjen e Brukselit për të cilën e uroj dhe mbështes, por edhe njohu vlerën e tyre që dikur e kundërshtonte!”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, nga e hëna e 20 shtatorit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.
Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.