Edmond Hajrizi, ligjërues në Shkollën Verore të Universitetit të Lubjanës

Lubjanë | 22 Sht 2017 | 16:13 | Nga

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi po merr pjesë në cilësinë e ligjëruesit në Shkollën Verore për Modelim, Simulim dhe Dizajnim Kompjuterik, të organizuar nga Universiteti i Lubjanës, në Slloveni, në kuadër të rrjetit të universiteteve në programin CEEPUS.

Para studentëve dhe stafit ndërkombëtar, rektori Hajrizi po ligjëron rreth dizajnimit dhe menaxhimit të sistemeve komplekse, të digjitalizuara dhe inteligjente. Po ashtu, ai po prezanton edhe të arriturat e fundit në shkencën e inxhinierisë së sistemeve në botë, pastaj raste të ndryshme studimi të praktikave më të mira botërore, si dhe rezultate të dala nga përvoja e tij shumëvjeçare profesionale dhe shkencore.

Me këtë rast, Hajrizi tha se aktualisht njerëzimi po jeton në kohën e konvergjencës së dijeve dhe sistemeve, prandaj shtjellimi i tematikave të tilla, është i një rëndësie të veçantë për kohën në të cilën po jetojmë.

“Dizajnimi i mirë i sistemeve politike, ekonomike, sociale dhe teknologjike, ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi, përfshirë rritjen e aftësisë konkurruese, zhvillimin e qëndrueshëm, sigurinë, krijimin e vendeve të reja të punës etj”.

“Neve na duhen edhe më shumë kuadro në botë, që merren me inxhinierinë e sistemeve komplekse, si dhe me menaxhimin e tyre”, shtoi Hajrizi.

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka dizajnuar dhe menaxhon edhe UBT-në, që momentalisht është një institucion lider në arsimin e lartë në regjion dhe që po merret si rast studimi dhe rast i praktikave të mira në universitetet me renome botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme