Edona James konfirmon lidhjen e re të dashurisë, kush është djali që i ka rrëmbyer “zemrën” ish-banores së “BBV”?

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Edona James ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale.

Transgjinorja së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “The Elite Way” ka treguar se tashmë është në një lidhje të re dashurie.

Edona tha se djali që i ka rrëmbyer zemrën është një shqiptar i Maqedonisë, duke mos zbuluar më shumë për identitetin e të dashurit të saj misterioz.

“Po është e vërtetë që statusi im ka ndryshuar. Është një shqiptar i Maqedonisë”- tha transgjinorja.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVK”, Edona tregoi se është një njeri pa komplekse duke hapur zemrën dhe rrëfyer historinë e saj dhe paragjykimet që mori pasi ndërroi gjininë.

Me historitë e saja të trishta dhe lojën e fortë, Edona arriti të bëjë për vete një publik të gjerë, duke u bërë një ndër finalistët e reality show-t.

Të ngjashme