Sot janë bërë 16 vjet që nga vdekja e Ibrahim Rugovës.
Të ndjerin e kanë kujtuar familjarët e tij, gjithashtu edhe miqtë përmes disa fotografive.
Ndërkohë edhe këngëtarja, Edona Llalloshi ka publikuar një imazh në storien e saj në Instagram teksa shihet ulur në një kolltuk bashkë me ish-presidentin.
“Në nderim të Presidentit”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e imazhit të publikuar.
Kujtojmë se, Ibrahim Rugova ndërroi jetë me 21 janar në vitin 2006.