fekti Covid-19 ndryshoi mënyrën se si njerëzimi informohet. Më shumë u panë televizionet dhe faqet institucionale të internetit.
”Më pak radio dhe informacione të shpërndara në Facebook nga miqtë”, kjo është ajo që del nga raporti ”Science and Covid” i studiuesve nga Instituti për Trajnim në Gazetari të Universitetit të Urbinit, transmeton ATSH raportimet.
Sipas sondazhit të kryer përmes intervistave telefonike të kryera në qershor në një mostër prej mbi 1 000 italianësh, rrjetet ”All News” shohin një rritje prej + 6% krahasuar me 2019, dhe buletini i lajmeve i TV-ve lokale plus 8%, duke treguar nevojën për plotësimin e nevojës për informacion.
Ndërsa përdorimi i radios u penalizua (-7%), shkak të udhëtimeve të pakta me makinë për të shkuar në punë.
“Në këtë periudhë të madhe të pasigurisë, njerëzit i kanë besuar botës së informacionit, duke njohur edhe një herë rolin e ndërmjetësimit që ishte njollosur me kalimin e kohës”, komentojnë autorët.
Lajmet e rreme mbeten të zakonshme dhe pothuajse të gjithë të anketuarit besojnë se lajmet e rreme krijojnë konfuzion.
Megjithatë, në një mënyrë disi kontradiktore, ata mendojnë se janë të aftë të dinë t’i njohin ato.