Mediet të monitorohen vazhdimisht, Edukimi Medial të jetë pjesë e kurrikulës shkollore

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 11:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë mbajtur tryezë diskutimi me temën “Rregullatorët e medieve dhe edukimi mbi medien dhe informacionin”, raporton Ekonomia Online.

Kjo ngjarje u organizua me qëllim të shënimit të Javës Globale për Edukimin mbi Medien dhe Informacionin, javë që shënohet çdo vit nga UNESCO, e që këtë vit Kosova është pjesë e kësaj jave përmes disa aktiviteteve të ndryshme.

Kryeshefi Ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Medieve, Luan Latifi, deklaroi se Java Globale e Edukimit Medial është një mundësi e mirë për të rishikuar përparimin e arritur në këtë fushë.

Siç tha ai, Edukimi Medial cilësohet si ombrellë në mbrojtje të shoqërisë civile.

“Është një rast i mirë për të rishikuar përparimin e arritur në këtë fushë. Java Globale e Edukimit medial i dedikohet shoqërisë civile. Edukimi mediel është një lloj ombrelle për të mbrojtur shoqërinë civile. Mediet kanë luajtur një rolë të madh në vetëdijesimin e qytetarit. Në zhvillimin e edukimit medial do të ketë edhe KPM”, u shpreh Latifi.

Violeta Hyseni-Kelmendi, Nënkryetare e Komisionit të Pavarur të Medieve, theksoi se KPM-ja do të punojë intensivisht mbi mediën dhe informacionin.

Sipas saj, me ligjin e ri për të cilin KPM-ja është duke insistuar do të mbulojë dhe zbatoj të gjitha aktivitetet si dhe fushatat vetëdijesuar për shoqërinë.

“Ne kemi interesim mbi medien dhe informacionin. Për momenti nuk ka ndonjë rregullator por pritët të ketë një ligj të ri për KPM-në. KPM-ja mund të marr një rol aktiv duke realizuar projekte duke përfshirë bashkëpunimin me organizata dhe shoqata të ndryshme. Mund të koontrobojnë si rregullator mbi medien, do të jemi palë duke punuar intensivisht për medien. Do të ofrojmë mbështetje financiare për projektet, e gjithë kjo do të bëhet nëse na lejohen taksat”.

“Me ligjin e ri për të cilin insistojmë të jemi institucion i pavarur për të zbatuar aktivitetet. Të bëjmë fushata vetëdijesuese në bashkëpunim me mediet. Të luftojmë lajmet e rreme, të rregullohet çështja e fëmijëve, komunikimet komerciale, gjuha seksiste të cilat mund të adresohen te ne, qytetarët në këtë mënyrë do të mund të vetëdijesohen, dhe të zgjedhin vet ata se cilës media t’i besoj. Sa më shumë që të rritet vetëdija e qytetarit për medien, edhe ne do të marrim sa më shumë ankesa për t’i evituar rastet dhe t’i monitorojmë ata”, tha ajo.

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv INDEP, tha se duhet të ekzistojë një institucion, i cili duhet të monitorojë mediet. Sipas tij, duhet të bëhet publike lista e portaleve.

“Ideja e shoqërisë civile të bëjë presion te vendimmarrësit. Kemi shumë mediume por nuk kemi një institut që i monitoron mediet. KPM-ja i monitoron gjatë fushatave, por jo për përmbajtjen. KMShK-ja nuk e kanë bërë publike listën e portaleve që janë publike. KPM me tregua se cilat janë me frekuencë. Të bashkohen krejt aktorët që të filloj kjo çështje sa më herët”, tha Ejupi.

Remzije Shahni-Hoxhaj, nga Instituti i Medies, Departamenti i Gazetarisë-UP, tha se Edukimi Medial duhet të bëhet pjesë e kurrikulës shkollore.

“Koncepti i Edukimit Medial është një koncept i lidhur ngushtë me kritikat ashtu siç është vet gazetaria. Mësimdhënësit kanë rol të madh në zhvillimin e mendimit kritik e poashtu edhe institucionet. Edukimi medial të bëhet pjesë e kurrikulës shkollore”, u shpreh ajo.

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara, tha se qytetarët nuk kanë komoditet për të pranuar çfarëdo përmbajtje që i ofrohet.

Siç tha ai, edukimi medial duhet të jetë lëndë mësimore në shkolla.

“Kemi hasur keqkuptime duke parë vetëm një segment të edukimit medial, duke u munduar të hyjë në shkolla si lëndë edukimi medial. Qytetarët ballafaqohen me përmbajtje mediale. Nuk e kemi komoditetin që të marrim çfarëdo përmbajtje që na jepet. KPM-ja vetrregullon mediet e shkruara përfshirë edhe portalet”.

“Lënda e edukimit medial duhet të futet në shkolla, konsideroj është e rëndësishme për fëmijët që nuk mund të pretendojmë më që të rritet me një përmbajtje të tillë. Mediet duhet të jenë të vetëdijshme për përmbajtjen që ofrojnë andaj KPM ka një rol të rëndësishme”, tha Mushkolaj.

Kaltrina Hoxha nga OSBE, tha se edukimi medial duhet të mësohet si aftësi sikur të bazat e mirësjelljes në familje e pastaj në sistemin informues.

“Burimet e teknologjisë na jepni mundësi me e zgjedh sa çka dëshirojmë më lexuar. Edukimi i medieve është bërthama nga viti 2016 në ministrinë e Arsimit. Kemi sjell ekspert ndërkombëtare dhe kemi bërë prezantime të ndryshme si dhe kemi bërë trajnime me mësimdhënës në shkolla të ndryshme”.

“Edukimi medial është një aftësi e cila duhet të mësohet sikur bazat e mirësjelljes në rreth familjarë e pastaj në sistemin informativ. Të ngritet vetëdija dhe tu mundësohet që ti jepet aftësia për dizinformata”, ka thënë Hoxha.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – KPM-ja në bashkëpunim me INDEP-i organizojnë tryezë “Rregullatorët e medieve dhe edukimi mbi medien dhe informacionin”

Gepostet von EkonomiaOnline am Montag, 28. Oktober 2019

Të ngjashme