Morena Taraku pozon në stilin e aktores me famë botërore

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Modelja shumë e përfolur e showbizit, Morena Taraku, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave.

Që kur ishte pjesëmarrëse në konkurset e bukurisë e deri te debutimi i saj në muzikë në vitin 2012, Taraku ishte gjithnjë e pëlqyer nga mijëra fansa.

Tani ajo gëzon një jetë të luksoe dhe fotograf personal që i realizon imazhet e saj në rrjetet sociale, por dikur Morena i realizonte fotografitë shumë ndryshe nga sot.

View this post on Instagram

@sellmashop #Xoxo 💋

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Mesa duket një ndër të famshmet që e inspiroi atë që në karrierën e hershme, ishte aktorja e njohur me famë botërore, Angelina Jolie.

Kjo mund të vërehet edhe nga imazhet e fundit që Morena ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shihet paksa tendenca për t’iu përafruar në stil aktores së njohur.

Flokët e lëshuara anash dhe vetulla e hollë e ngritur lartë janë detajet tipike të Angeline Joliet, që ajo thuajse i praktikon në çdo fotografi.

Duket se edhe Morena në një stil të tillë duket vërtetë tërheqëse dhe e freskët, teksa ka gjetur personin e duhur për t’u inspiruar për realizimin e fotografive të illa./T

Të ngjashme