Efekti Messi, rritet me të madhe llogaria e PSG-së në Instagram

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Edhe para se të zyrtarizohet, Paris Saint-Germain po ka përfitime nga Lionel Messi. 

Që nga e premtja profili i PSG-së në Instagram ka fituar 847 mijë ndjekës, një mesatare prej 211 mijë në ditë, kundrejt 24 mijë të zakonshmeve. 

Edhe në kanalin e Youtube, PSG ka pasur rritje të madhe + 46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë, transmeton Gazeta Express.

Profili zyrtar në Twitter tani po tregon një rritje ditore prej 8 mijë ndjekësish: tetë herë mesatarja vjetore. 

Versioni në gjuhën spanjolle fitoi 34,000 ndjekës (krahasuar me 31,000 në llogarinë franceze), rreth 7,000 në portugalisht dhe rreth 14,000 në arabisht.

Të ngjashme