Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 24 Qershorit – Ditës Memoriale të komunitetit egjiptas.
Kryeministri i vendit në një fjalë rasti ka uruar komunitetin egjiptian duke thënë se ky komunitet ka të drejta kushtetuese.
“Sot është dita memoriale e egjiptiane të Ballkanit po që në Kosovë tani është një datë ligjore për të cilën qeveria ka marrë vendim dhe ndihem i nderuar që Kosova një komuniteti qe është kushtetues që ka drejta kushtetuese. Një komunitet qe është pjesë e jetës tonë”, tha ai.
Haradinaj tha se Kosova ka arritur me sukses të integrojë këtë komunitet në institucionet shtetërore, por pranoi se në sfera të tjera ka ngecje të theksuara.
“Vërtet kemi arritë disa suksese sa i përket komunitetit egjiptian. Në kabinetin kemi dy këshilltarë kemi dy zv ministra, por nuk mjafton kemi një gjendje në punësim të vështirë kemi vështirësi të drejtës së banimit dhe drejtave tjera, por jemi bashkë ajo që është kosova sot e kemi krijua se bashku”.
Abasadori Jaan Braathu tha se Kosova ka pasur përmirësim në të drejtat e komunitetit egjiptian.
“Legjislacioni dhe Kushtetuta parsheh më të mirën për mbrojtjen e komuniteteve nganjëherë shohim se zbatimi mund të jetë problem por duhet të punojmë se bashku ta përmirësojmë atë mendoj që është përmirësim vitet e fundit. Është kënaqi që komuniteti egjiptian ka një deputet dhe natyrisht do të vazhdoni të punoni me ta për zbatimin e legjislacionit të Kosovës”, tha ai
Deputeti Veton Berisha ka thënë se në komunitetin egjiptian po ndodhin gjëra të mira ndërsa ka shtuar tutje se ka nevojë për afërsi institucionale.
“Ndihem mirë dhe i lumtur që në historinë e komunitetit egjiptian po ndodhin gjëra të bukura që vërtet komuniteti i kanë munguar ato po ndodhin pikërisht në ditët fal këmbënguljes së komunitetit tonë”, tha ai.
Deputeti nga Maqedonia, Rubin Zomon tha se shteti i Kosovës është lider për respektimin e të drejtave të pakicave duke shtuar se është një shembull që duhet ndjekur.
“Kosova tregon se është lider në rajon për të respektuar të drejtat e pakicave. Kosova është një shembull shumë i mirë që ta ndjekim sa i përket të drejtave të egjiptasëve”, tha ai.