Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapituj të rinj negociues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një zhvillim që konsiderohet hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivit për anëtarësim.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj duke thënë se Kosova në vitin 2022 e ka dorëzuar aplikacioni për anëtarësim në Bashkimin Evropian , por se më këtë lloj korruopsioni qeveritar siç thotë Miftaraj as në vitin 2030 s’do të trajtohet aplikacioni i Kosoëvs.
Postimi i tij i plotë:
Shqipëria sot paska me i mbyll tre kapituj negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E ne Kosove kane marr masa ndaj nje punetori teknik ne SHSUK per shkak te deshtimeve te Ministrit Vitia dhe drejtorit te SHSUK.
Kosova ne vitin 2022 e ka dorezu aplikacionin per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
E sipas burimeve te sigurta ne BE, zyrtare te BE-se kane thirr Kryeministrin Kurti me shku ne Bruksel me fshi pluhurin nga aplikacioni qe e ka dorezu ne vitin 2022, se me kete lloj koorupsioni qeveritar dhe me kete lloj keqqeverisje as ne vitin 2030 skane me trajtu aplikacionin e harruar dhe te mbuluar nga pluhuri.
Ne vitin 2030 me shume mundesi Shqiperia hyn ne BE qe pa dyshim se do ishte lajm shume i mire.