EHF-ja propozon zgjidhje josportive për turneun e anuluar në Serbi

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 10:01 | Nga

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka dalë me një propozim të papritur lidhur me turneun kualifikues të hendbollisteve deri 20 vjeç, që është dashur të mbahet prej 23 deri më 25 mars në afërsi të Beogradit. Dhe ai nga Kosova është quajtur josportiv.

Turneu është anuluar nga EHF-ja pasi autoritetet serbe morën vendim që të mos lejojnë zhvillimin e ndeshjeve të Kosovës në territorin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht ishte anuluar ndeshja Serbi – Kosovë, ndërsa pasi të premten u luajt ndeshja ndërmjet Norvegjisë e Sllovakisë, shteti serb ndaloi edhe zhvillimin e ndeshjeve Kosovë – Norvegji dhe Kosovë – Sllovaki. Serbia është përjashtuar menjëherë nga turneu, ndërsa EHF-ja gjatë javës ka dalë me disa propozime, me të cilat ka njoftuar përmes një letre tri federatat e përfshira.

Propozimi i parë i EHF-së është që dy ndeshjet e mbetura të mos zhvillohen fare dhe që Norvegjia të kualifikohet për botëror, meqë ka fituar ndeshjen e vetme të luajtur në Beograd, atë kundër Sllovakisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme