Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian ka pritur në takime të ndarë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Eichhorst në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë fillimisht është takuar me përfaqësuesit e VV-së. Në takim përveç kryetarit Visar Ymeri kanë marrë pjesë edhe deputetët Aida Derguti e Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.
Në takim zyrtaren e BE-së, nga LKD-ja ishte prezent Avdullah Hoti. Sipas komunikatës së dërguar nga LDK në takim u bisedua për zhvillimet pas themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit.
Hoti e falënderoi Eichhorst për bashkëpunimin në tri vitet e fundit në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.
Hoti e siguroi Eichhorst se LDK-ja do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës.
Ai theksoi se si parti opozitare, LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese e Kosovës.
Eichhorst ka zhvilluar takime gjatë ditës edhe me kreun e Kuvendit Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.