Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” njësia e ujërave të ndotura është gjithmonë në teren, në ndihmë të konsumatorëve në debllokim të kanalizimit.
Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit si pastrimi i pusetave, zhbllokimi i kanalizimeve, është një punë sfiduese ku me hedhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces po bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Si pasojë e abuzimit të qytetarëve duke bërë hudhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, vjen deri tek bllokimi i kanalizimeve. Të ilustruara me foto kemi rastet në Komunën e Rahovecit, ku ekipet e KRU “Gjakova” intervenuan në pastrimin/zhbllokimin, në rrjetin kryesor të kanalizimit. Ky intervenim ishte mjaftë sfidues për ekipen sepse është dashtë të intervenohet nga puseta të cilat janë të vendosura në ara të mbuluara me ujë.
Të nderuar konsumatorë, mbeturinat hidhni në shporta mbeturinash, jo në rrjeta të kanalizimeve! Ju lutemi për më shumë kujdes, po dëmtoni rrjetat e kanalizimit në objektet tuaja të banimit!
Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vetëdijesimin ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojnë në kualitetin e jetës dhe mirëqenies suaj.