Ekipet komunale intervenojnë në disa shtëpi për ta hequr ujin nga bodrumet

| 05 Maj 2018 | 21:45 | Nga

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët po intervenojnë në disa pjesë të qytetit për ta hequr ujin nga bodrumet.

Gjendja më e rëndë është paraqitur në një pjesë të lagjes “Dheu i Bardhë”, konkretisht tek shtratit i lumit “Baja’, sikurse edhe në “Balec Mahallë”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili ndodhet në terren, ka informuar se gjendja është duke u normalizuar falë ndërhyrjes së ekipeve komunale, ndërkaq ka falënderuar edhe qytetarët të cilët me kapacitetet e tyre po ndihmojnë në heqjen e ujit në disa shtëpi.

Ai ka bërë të ditur se në pjesë të tjera të qytetit dhe në fshatra nuk është raportuar për ndonjë problem.

Të ngjashme