Kalimi i Leotrim Kryeziut nga skuadra e Dritës tek ajo e Luganos, ka rritur në 32 numrin e futbollistëve shqiptarë që luajnë në tetë prej dhjetë klubeve të Superligës zvicerane, shkruan sot Koha Ditore.
Ky numër mund të rritet, meqë afati kalimtar i verës ende nuk ka përfunduar. Ka edhe lojtarë shqiptarë që nga klubet elitare të Zvicrës janë huazuar nëpër klube të tjera të Evropës.
Gjithsesi, edhe pa ta, shqiptarët përbëjnë një komunitet të madh në Superligën e Zvicrës. 10 ekipet elitare kanë paraqitur 290 lojtarë për sezonin e ri, ndërkohë 32, apo 11 për qind janë shqiptarë, që paraqet rritje të dukshme me sezonin e shkuar.
Ekipi që ka më së shumti shqiptarë në radhët e veta është Zuerichu. Në Zuerich janë plot shtatë lojtarë shqiptarë, derisa vetëm kampioni në fuqi Young Boysi dhe Sioni aktualisht nuk kanë lojtarë shqiptarë.