Ekipi i emergjencave kompjuterike listohet në Trusted Introducer

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 10:45 | Nga

Ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për reagim ndaj emergjencave kompjuterike(CERT), është listuar në komunitetin ndërkombëtar të ekipeve për parandalim të sulmeve kibernetike, Trusted Introducer.

Në një komunikatë dërguar medieve thuhet se ky është një hap me rëndësi për sigurinë kibernetike në Republikën e Kosovës, pasi që tani ekipi i CERT-it i MPB-së, do të ketë qasje në informatat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike.

Trusted Introducer është komunitet ndërkombëtar i ekipeve për reagim të emergjencave kompjuterike, përmes të cilëve krijohet besueshmëria e shërbimeve të infrastrukturës së teknologjisë informative dhe komunikuese dhe shërben si zyrë qendrore për të gjitha ekipet e reagimit të sigurisë dhe të incidentit.

Ekipi i CERT-it të MPB-së, ka arritur rezultatet maksimale, të parapara me objektivat e MPB-së, në një periudhe të shkurtë kohore.

CERT – MPB, përveç këtij suksesi, ka ndjekur trajnimet në nivelin më të lartë, në këto dy vitet e fundit dhe ka realizuar një “inskenim të sulmit kibernetik në MPB”. Raporti i sulmit të inskenuar kibernetikë, do te publikohet me qëllim që të ngritët vetëdija e përgjithshme ndaj sigurisë kibernetike

Të ngjashme