Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë doli nga karantina në qytetin kinez të Wuhanit të enjten për të filluar punën në terren në një mision për gjetjen e fakteve mbi origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë e COVID-19.
Studiuesit, të cilëve iu kërkua të kryenin 14 ditë karantinë pasi mbërritën në Kinë, lanë hotelin e tyre të karantinës dhe hipën në një autobus në mesditë.
Nuk ishte menjëherë e qartë se ku ishin drejtuar, raporton AP, transmeton Klan Kosova.