Ekipi i spitalit të Mitrovicës në vetizolim, patën kontakt me një të infektuar

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës së Jugut gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për Covid-19 ka dalë pozitiv.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai po ashtu ka bërë të ditur se dhe një pacient i dyshuar me Covid-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës.

“Derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk kemi siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt”, ka shkruar Bahtiri në Facebook. Ai ka kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente.

Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve…

Gepostet von Agim Bahtiri am Sonntag, 26. April 2020

Të ngjashme