SIEMENS Health, Novartis dhe Medical Valley kanë zgjedhur produktin e zhvilluar nga Kosovarët si fitues të kategorisë “Health Pre-Check”. Hamster (produkti), ndihmon kompanitë e sigurimeve në Gjermani të bëjë një paravlerësim të gjendjes shëndetësore të klientëve potencial, dhe ofron përllogaritje të saktë karrshi mbulueshmërisë së sigurimit shëndetësor.
Pjesë e ekipit nga Kosova ishin Metihe Kastrati, Teuta Morina, Bardh Krasniqi, Granit Beka, Ilirjana Musaj, Toske Kryeziu, Artin Bajçinca, Vigan Ramadani, Ilir Hoxha & Arber Lama. Në këtë garë morën pjesë mbi 100 ekspertë nga e mbarë bota.
Pjesëmarrja e ekipit nga Innovation Centre Kosovo u mundësua nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë si mbështetëse e ICK-së.