AKB: LVV të jetë parti konstruktive në të mirë të sektorit privat dhe punëtorëve

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve  i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, u pritën nga Rexhep Selimi, Kryetar i Grupit Parlamentar të LVV ku temë diskutimi ishte Rimëkëmbja ekonomike, roli opozitar në funksion të zhvilimit ekonomik, politik dhe miratimi i rishikimit të Buxhetit.

Kryetari i AKB-së, z. Agim Shahini tha se roli i partive opozitare në vend është shumë i rëndësishëm prandaj kemi ardhur të diksutojm temat që kanë të bëjn më rimëkëmbjen ekonomike për të cilat Partia e juaj edhe si opozitë është e rëndësishme që Planin për rimëkëmbjen ekonomike mos ta bllokon në Parlament por ta bëjë këtë në të mirë të bizneseve dhe punëtorëve për të cilën Pakoja e parë emergjente  COVID 19 e mirtauar nga Qeveria Kurti rreth 180 milion € ende nuk është realizuar as 50 % dhe kjo në mungesë të rishikimit të Buxhetit.

AKB nga ju kërkon që ta miratoni këtë rishikm të Buxhetit e cila ëhtë në të mirë të sektorit privat, është pakoja e Qeverisë së Kaluar për të cilën ne kemi pas mospajtime e qëee  kemi vlerësuar që ishte ne vlerë të vogël që mbetet ende si e tillë por shpresat janë që Qeveria e re në Planin për Rimëbkëmbje ekonomike prej 9 masave është shpresë e vetmja për sektorin privat.

Vetëvendosja duhet të jetë parti konstruktive opozitare që e ndihmon shtetin në momentet kyçe për zhvillimin ekonomik dhe politik sic janë rishikimi i Buxhetit dhe ratifkimi i marrvëeshjeve ndërkombëtare në të mirë të sektorit privat.

z. Rexhep Selimi, Kryetar i Grupit Parlamentar të LVV tha se jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha proceset shteteore në të mirë të vendit dhe te ekonomisë së saj por Qeveria aktuale duhet të thot s ekemi nevojë për ju dhe nuk i kemi votat dhe kërkojm mbështetjen e juaj. Asnjëherë ne nuk do te jemi kundër sektorit privat, përkundrazi do ta mbështetsim atë edhe nga këndi opozitar.

AKB dhe Grupi Paralamentar i LVV u pajtuan që të kemi takime të rregullta dhe ky takim i sotëm mos të konsiderohet si lobues për Qeverinë aktuale por gjithëmon në mbrojtje të interesave të sektorit privat dhe punëtorëve.

Të ngjashme