Bëhen bashkë odat, synojnë promovimin e vendeve turistike për bizneset e vizitorët

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 11:39 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit, raporton Ekonomia Online.

Të dy Odat, thanë se do të punojnë për promovimin e turizmit në Kosovë.

Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se kjo marrëveshje synon prezantimin e kapaciteteve turistike për bizneset e huaja dhe për vizitorë që vizitojnë vendin.

“Kjo marrëveshje ka për synim që t’i promovojë vendet e bukura të Kosovës dhe pjesët tjera që lidhen me kapacitetet turistike për bizneset e huaja dhe për vizitorë që vizitojnë vendin”.

“Kosova ka probleme me imazhin dhe besoj që këtu mund të kontribuojmë që ta promovojmë sa më mirë vendin dhe të ketë përshtypje reale e jo precesion të gabueshëm”, tha Rukiqi.

Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, tha se bashkëpunimi mes Oda do të jetë prioritet i tyre, raporton EO.

“Vet fakti se po nënshkruajmë një marrëveshje të tillë tregon se jemi të angazhuar që këto biznese lehtë të zhvilluara”.

“Ne si Odë do të bëjmë çmos që bashkëpunimi të jetë i mirëfilltë, që çka do që të jetë në interes të bizneseve, ta realizojmë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme