Bie çmimi i prodhimeve bujqësore

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:50 | Nga

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 1.81 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

“Në tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për 1.27 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 3.72 për qind”, thuhet në “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme