Bislimi: Synimet politike s’mund ta paralizojnë Qeverinë, diaspora për 24 orë dha 35 mijë €

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 12:04 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi, deklaroi se nuk mund të hartohet pako afatgjate emergjente derisa ende është duke vazhduar pandemia dhe nuk dihet dëmi i shkaktuar, raporton Ekonomia Online.

Bislimi kërkoi nga subjektet politike që në vend të bllokadës të bëhen bashkë në luftimin e Coronavirusit.

Mes tjerash, tha ai se këto synime politike nuk mund ta paralizojnë Qeverinë.

“Nuk mund të hartojmë pako afatgjate nëse nuk e dimë demin ekonomik. Të gjitha ndërkombëtaret na kanë sigurua kredi. Kemi marrë kredi prej fondit ndërkombëtar e cila nuk mund te shkoj ne parlament”.

“Ne kemi kapacitetet në vend të bllokadës të bëheni bashkë për ta luftuar pandeminë. Nuk mund ta paralizoni qeverinë. Masat e ndërmarra i drejtohen çdo punëmarrësi, fermerëve, komuniteteve dhe skemave sociale”, ka thënë Bislimi.

Bislimi, deklaroi se fondi i krijuar për ndihmë nga diaspora është legal. Bislimi njoftoi se deri më tani në xhirollogarinë e shtetit kane ardhur 35 mijë euro.

Mes tjerash Bislimi tha se disa banka kanë keqpërdor lidhur me këstin e kredive nga klientët.

“Fondi qe kemi krijuar është legale në Bankën Qendrore. Diaspora po na ndihmon shumë 35 mijë euro janë derdhur në konton e shtetit. Ata janë duke u frikuar se skenari i Thaçit mundet me pas sukses”.

“Bankat nuk janë duke shkelur ndonjë rregullore. Disa banka kanë keqpërdor dhe iu janë futur ujërave të turbullta duke bërë që këstit t’i shtohet në muajt në vijmë”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme