Coinbase lëshon në përdorim një kartë debiti për kriptovaluta në Evropë

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Bursa më e njohur e kriptovalutave Coinbase ka lajmëruar se lansimi i një karte debiti në Britani të Madhe ku përdoruesit mund të paguajnë me Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin, ku karta do të konvertojë automatikisht monedhat në sterlina dhe t’i tërheqin nga një ATM.

Një aplikacion i Coinbase do të ofrohet ku përdoruesit mund të zgjedhin cilën kriptovalutavë duan ta përdorin. Lajmi i mirë është se kjo kartë do të ofrohet edhe në vende të tjera evropiane.

Lajmi vjen në një kohë kur vlera e Bitcoin ka filluar të rikthehet duke iu afruar kufirit 5 mijë dollarësh, ku ekspertët thonë se rritja e vlerës mund të tërheqë investitorë të rinj.

Në Britani të Madhe çdo transaksion me kartën e re do të kushtojë 2.49 për qind të vlerës, ndërsa në pjesën tjetër të Evropës do të jetë 2.69 për qind dhe në vende të tjera do të jetë 5.49 për qind. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme