Ekspertët skeptikë se programet e partive do të jetësohet: Po mbesin vetëm dokumente të shkruara

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 08:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekspertë të fushës ekonomike janë shprehur skeptikë se partitë politike do të realizojnë programet e tyre të publikuara para zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Partitë politike e kanë bërë praktikë që para zgjedhjeve të dizajnojnë programe të mira, por që mos të gjen zbatimin në praktikë pas formimit të institucioneve të reja.

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK) në programin e tyre qeverisës kanë paraparë futjen e 1 miliard eurove në ekonominë e vendit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online ka shprehur pakënaqësitë e tij duke thënë se partitë politike e kanë bërë praktik që të kenë program të mirë parazgjedhor, por duke mos e zbatuar atë më pas.

Mes tjerash, ai ka thënë se ka dy pikëpyetje sa i përket realizimit të programit. Shahini thotë se deri më tani vetëm 20% e premtimeve janë realizuar nga partitë politike nga ato që janë parë gjatë fushatës zgjedhore.

“Është bërë praktik që disa parti politike të dizajnojnë program të mirë parazgjedhor dhe ajo të mbetet vetëm si dokument i shkruar pas zgjedhjeve, gjë që unë dyshoj se programet që i paraqesin partitë politike mund t’i realizojnë pas zgjedhjeve, dhe këto i adresojë në dy pikëpyetje të mëdha njëra që a e kanë të sigurt që do të vinë dhe e dyta nëse vinë si do t’i përmbushin ato premtime të cilat e kaluara ka thënë se në shumicën e rasteve është premtuar shumë, por realizimi i kërkesave dhe premtimeve të tyre ka qenë jo më shumë se 20% nga ajo që e kemi parë gjatë fushatës”.

Futja e 1 miliardë eurove në ekonomi mund të jetë e mundur sipas të parit të AKB-së. Por, sipas Shahini është e rëndësishme se kush do ta udhëheq shtetin dhe çfarë vizion ekonomik ka ai subjekt politik.

“AKB-ja i ka kërkuar 1 miliard euro para të gjitha partive politike qysh në vitin e kaluar dhe është marr kjo vlerë dhe kjo kosto si rekomandim i joni, se duhen 1 miliardë euro për të mbijetuar në vitin 2021 dhe ne i kemi zbërthyer në formën se qysh mund të merren ato dhe si mund të bëhet dhe e kaluara ka treguar se është e  vështirë për shkak mos të gatishmërisë politike për miratim të ligjeve që kanë të bëjnë me ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kjo do të mund të realizohet nëse do të është shumica në Parlamentin e Kosovës, që mendon për ekonominë dhe tejkalimin e krizës. Është e rëndësishme se kush do ta udhëheq shtetin dhe çfarë vizion politik, por para politik çfarë vizioni ekonomik ka, sepse vendi dhe qytetarët kanë nevojë për të zhvilluar dhe për të tejkaluar dhe për të dalë nga kriza e cila e ka kap vendin”.

Edhe, Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani nuk e ka parë të arsyeshme që të kalkulohet me këto shifra të larta, pasi që sipas tij, prioritet është që të krijohen programe adekuate për ta bindur qytetarin.

Ujkani ka kërkuar që program i subjekteve politike të jetë i përcaktuar dhe ia argumentuar mirë, dhe si sipas tij, pastaj partitë politike të dalin e të flasin para qytetarëve të vendit.

“Partitë politike dhe vendi po thuajse ndodhet në fushatë elektorale edhe pse zyrtarisht fillon më vonë, dhe në bazë të atij çka është në praktik  se gjërat e tilla lejohen të thuhen edhe pse unë mendoj që nuk është dashtë të kalkulohen me këto shifra, para se të kalkulohet me shifra është dashtë të krijohen programe adekuate të cilat mund të bindin qytetarin edhe pse më ka ra të dëgjojë që prej njërës anë ka argumente që janë më bindëse prej tjetrës më pak dhe prapë se prapë nuk është çështja vetëm te shifra si shifër, sepse nëse flasim për qeverisje katër vjeçare ajo mund të arrihet sepse ka instrumente të ndryshëm financiar dhe duhet ta keni parasysh që të gjitha mekanizmat që janë përfshirë për ta ndihmuar vendin tonë”.

“Shifra si shifër nuk është problem të arrihet, por për mua mbetet problem qasja ndaj një procesi të tillë. Kjo ka nevojë për një analizë më të thellë, ku e dimë ne që para vitit që e lamë pas se si kanë operuar qeveritë dhe ne nuk po flasim më për shifra por po flasim për vendimmarrje”.

Të ngjashme