Ferronikeli ndez furrat (Video)

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 21:33 | Nga

I kanë ndezur furrat sërish. Edhe nga oxhaqet po del tymi.

Gjiganti i Drenicës  “Ferronikeli” pas një pauze prej 6 muajsh,  ka rifilluar prodhimin dhe punëtorët janë rikthyer në vendet e tyre të punës, raporton Tribuna Channel.

Lajmin e mirë për punëtorët dhe komunitetin e Drenasit e ka bërë të ditur, kryetari i Sindikatës, Fehmi Nika.

Ai në një prononcim për televizionin tha se me rezervat që kanë, ka rifilluar prodhimi, ndërsa presin që në ditët në vijmë të nxjerrin një lloj xehe nga furra elektrike që ju siguron atyre një prodhim stabil dhe afatgjatë./TribunaChannel/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme