Gashi: Taksa u përdorë për t’i mbuluar skandalet korruptive, janë luhatur raportet me miqtë

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 08:32 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga hyrja në fuqi e taksës 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, ekspertë të ekonomisë po thonë se marrëdhëniet janë përkeqësuar me SHBA-në dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi,  në një prononcim për EkonomiaOnline, thotë luhatja e këtyre marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë është fatkeqësi.

“Taksa ndaj prodhimeve të Serbisë ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët strategjik siç janë shtetet e bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo është një fatkeqësi ku 20 vite pas çlirimit ne i luhasim marrëdhëniet tona me partnerët strategjikë dhe në fakt taksa ndaj Serbisë përveç se ishte një bllokadë ndaj është zhvendosur nga Beogradi në Prishtinë dhe fajtorë për ndërprerjen e dialogut është Serbia, por në fakt do të duhet të ishte Serbia sepse nuk ka zbatuar 33 marrëveshje të nënshkruara me Kosovën”

Gashi tha se për Kosovën, vendosja e reciprocitetit nuk do të jetë e lehtë për faktin që Kosova në zbatim ka Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, raporton EO.

“Mendoj që nuk do të jetë e lehtë vendosja e reciprocitet për faktin se Kosova ka në zbatim Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit e cila e obligon zbatimin e disa masave në raport me fqinjë dhe njëkohësisht jemi anëtar të CEFTA-s dhe gjithashtu edhe ato llogariten disa kufizime. Në fakt reciprociteti do të nënkuptonte masa të njëtrajtshme me të cilat i vendos ato Serbia ndaj shtetit Kosovës dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fushën e ekonomisë por bëhet fjalë për të gjitha fushat”.

“Unë mendoj që vendosja e reciprocitetit do të zhvendoste presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare nga Kosova te Beogradi dhe në fakt do të bëhej presion në këto dy kryeqendra për arritje në një marrëveshje qoftë në fushën e tregtisë apo nëpërmjet zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të cilat janë nënshkruar por nuk janë zbatuar nga Serbia”.

Megjithatë kritikon kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, për të cilin thotë se e përdori taksën për të mbuluar skandalet korruptive.

“Në aspektin ekonomik pritjet tona kanë qenë që me vendosjen e taksës do të ulet varësia e Kosovës ndaj importit dhe njëkohësisht do të zgjerohej prodhimi vendor, në fakt ajo çka kemi parë se sipas statistikave të doganave të Kosovës ne do ta kalojmë 3 miliardin, importin i cili nuk është më i ulët se sa në vitin e kaluar dhe fatkeqësisht nuk kemi arrit që përmes prodhimit vendor ti zëvendësojmë prodhimet vendore që kanë ardhë nga Serbia, në fakt prodhimet nga Serbia janë zëvendësuar me produktet të cilat kanë ardhë nga rajoni dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe në aspektin politik taksa është përdorur për të mbuluar skandalet e mëdha korruptive të cilat i ka aplikuar në vazhdimësi qeveria e kaluar”.

“Për mendimin tim taksa nuk duhet të përdoret si një instrument për të mbuluar dështimet e tona të brendshme dhe taksa nuk duhet të përdoret instrument që i përkeqëson marrëdhëniet tona me partnerët strategjikë, shtoi Gashi, raporton Ekonomia Online.

Lexo më shumë:

Të ngjashme