Guvernatori Mehmeti priti në takim zëvendësudhëheqësin e Misionit të Ambasadës gjermane

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 14:31 | Nga

Zëvendësudhëheqës i Misionit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jan-Axel Voss, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u mirëprit nga guvernatori Fehmi Mehmeti.

Me këtë rast, guvernatori Mehmeti e njoftoi zëvendësudhëheqësin e Misionit të Ambasadës gjermane rreth zhvillimeve në sektorin financiar të vendit, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria Gjermane për zhvillimin institucional të BQK-së dhe për zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi. Guvernatori Mehmeti shprehu përkushtimin e tij për të avancuar të gjitha funksionet e BQK-së dhe për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Ambasadën Gjermane në Republikën e Kosovës dhe agjencionet gjermane.

Zëvendësudhëheqësi i Misionit të Ambasadës Gjermane në Kosovë uroi guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen e tij në postin e guvernatorit dhe inkurajoi BQK-në të vazhdojë rrugën e saj në rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit financiar, si dhe mbarëvajtjen e stabilitetit të sektorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme