Hapet llogaria dedikuar për fondet rreth menaxhimit të situatës së pandemisë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve).

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MFT-ja ka bërë me dije se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës si dhe llogaridhënies sa më të lartë ndaj publikut si dhe partnerëve, lidhur me kontributin dhe menaxhimin e këtyre fondeve.

“Llogaria e hapur është pjesë e sistemit të Llogarisë së Vetme të Thesarit e hapur në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionale nga data 1 Prill 2020, ku mund të kryhen të gjitha transferet brenda dhe jashtë vendit, sipas detajeve të mëposhtme”, thuhet në njoftim.

Hapet llogari e dedikuar për fondet për menaxhimin e situatës së pandemisëPrishtinë – 03 prill 2020 Ministria e…

Gepostet von Ministria e Financave dhe Transfereve / Republika e Kosovës am Freitag, 3. April 2020

Të ngjashme