Ka dy shtëpi me vlerë 350 mijë euro por s’ka veturë, kjo është pasuria e Lumir Abdixhikut

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, u zgjodh Ministër i Infrastrukturës në Qevrinë Kurti. Pasuria e minisrit të ri kap shifra të mëdha, vetëm shtëpitë e tij, kushtojnë 350 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.

Ministri i ri i Infrastrukturës përveç shtëpive ka një tokë në vlerë të 90 mijë eurove, që thotë se është trashëgimi nga gjyshërit.

Ai, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se vetë nuk posedon një veturë por shfrytëzon veturën e gruas së tij, e cila kap vlerën prej 19 mijë eurove, dhe është e tipit Hyundai.

Abdixhikunë xhirollogarinë e tij bankare ka shumën prej 3 mijë e 496 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka kursyer shumën prej 1 mijë e 100 euro.

Abdixhiku në vitin e kaluar e ka kryer kredinë që e kishte marrë prej 80 mijë euro për blerjen e shtëpisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme