Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia me projekt 20-milionësh në fushën e teknologjisë

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 14:31 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), Besim Beqaj, është takuar me  ministrin e Shoqërisë Informative të Maqedonisë, Damian Manchevski dhe drejtoreshën e Agjencisë së Shoqërisë të Informacionit të Shqipërisë, Mirlinda Karcanaj, raporton Ekonomia Online.

Ministri Beqaj së bashku me mysafirët nga Maqedonia e Shqipëria tha se ata u bashkuan sot për një projekt i cili do t’i lidhë të tria vendet në informacion.

“Ne sot jemi për një projekt qe kemi diskutuar edhe më herët në nivel të vizitave, është një projekt që po mendojmë që shpejt do ta dërgojmë në BE sa i përket një çështje rajonale në shumë rreth 20 milionë euro për disa fusha. Do të flasim për një open data për ta në nivel rajonal, pastaj për një rrjet të komunikimit në distanca të gjata dhe projektin për smart city. Të gjitha këto projekte priten të hyjnë në buxhet të BE-së”, tha Beqaj.

Drejtoresha e Agjencisë së Shoqërisë të Informacionit të Shqipërisë, Mirlinda Karcanaj, tha se kjo iniciativë nuk do të jetë e fundit dhe do të zbatohen edhe projekte të tjera mes vendesh.

“Jam e kënaqur që më në fund po implementohet iniciativa jonë e përbashkët, jam e sigurt që kjo iniciativë nuk do jetë e fundit, ne do zbatojmë projekte të tjera me sa më shumë fitim për vendin tonë”, tha Karcanaj, raporton EO.

E ministri i Shoqërisë Informative të Maqedonisë, Damian Manchevski, tha se Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të bashkojnë forcat për të gjetur zbatueshmëri edhe në projekte të tjera të përbashkëta.

“Ne jemi një qytet i vogël dhe ka qenë kënaqësi të vijmë që të bashkohemi së bashku për teknologjinë, për një projekt që shpresojmë që do jetë i suksesshëm. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe shpresoj që do të kemi edhe shumë projekte të tjera ku do t’i bashkojmë forcat”, tha Manchevski.

Të ngjashme