Studentët ndërpresin fjalën e rektorit Qerim Qerimi, kërkojnë përjashtimin e Xhevat Krasniqit nga UP-ja

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 11:11 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi i profesorit, Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual, raporton Ekonomia Online.

Derisa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, mori fjalën studentë të Lëvizjes Feministe Studentore i ndërkren fjalimin e tij me arsyen që rektori e ka shkelur rregulloren e UP së, që profesorin Xhevat Kransniqi nuk e ka shkarkuar.

“Fjalimi i rektorit sot nuk do të mbahet sepse rektori nuk ka folur as një fjalë nga 27 çikat protestuese. Ne kemi kërkuar qëndrim publik te rektori jo takim privat me dyer të mbyllura. Sepse sipas rregullores kundër ngacmimeve seksuale e cila është aktualisht në fuqi në UP procedurar brenda UP-së duhet të zhvillohen pavarura prej procedurës penale. Pra proceduar penale e heton një vepër penale që e ka kryer profesori, ngacmimin seksual si vepër penale, derisa rregullorja e heton ngacmimin seksual si shkelje etike, nene 11 pika 7 është shkelur me nënshkrimin e rektorit për suspendimin e profesorit Gjevat Kransiqi”, ka thënë aktivistja Blenda Asllani.

Ndërsa, rektori Qerimi tha se si rektor i Universiteti mbi bazën e statutit të Universitetit tonë ka marrë një vendim për largimin e përkohshëm të profesori.

“Kam kënaqësinë e veçantë time që sigurisht të iu paraqesë çfarëdo informacioni që e konsideroni të dobishëm. Si rektor i Universiteti mbi bazën e statutit të Universitetit tonë ka marrë një vendim për largimin e përkohshëm të profesorit”, tha rektori Qerimi.

Sipas organizatoreve rektori Qerim Qerimi nuk do të kthehet më në konferencë, e cila më parë është ndërprerë me arsyetimin se do të vazhdojë pas pesë minutave.

Kurse, ministrja Nagavci kërkoi nga studentet të lejojnë vazhdimin e konferencës.

“Unë personalisht bashkë me rektorin e çmoj shumë aktivitetin që jeni kaq të zëshëm, ngacmimet seksuale janë të pa tolerueshme, sidomos në institucione. Si ministre kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, iu mbështesë në marrjen e masave dhe të gjitha aktivitetet paraprake në parandalimin e këtyre dukurive, tani jemi në një fazë kur Këshilli i Etikës i ka jap një rekomandim rektorit një rast i vetëm është i mjaftueshëm, për këtë arsye tashmë sikurse e dini rektori ka marrë vendimin për suspendimin e profesorit”, tha ministrja e arsimit.

“Unë angazhohem bashkë me ju që rasti të trajtohet prej organeve kompetente. Tashmë jemi në një aktivitet për të cilin besoj se e ndajmë të njëjtin qëndrim me ju promovon kontributin e vajzave dhe grave të suksesshme që është e njëjta kauzë. Profesori është suspenduar unë e kisha vlerësuar shumë që të iu jepnoi hapësirë vajzave dhe grave të vazhdojnë punën e tyre”, shtoi Nagavci.

Të ngjashme