Ditëlindja e Gjergj Kastriotit shënohet me performanca madhështore në Prishtinë

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 15:14 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

6 maji Dita e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka mbledhur studiues e veprimtarë në Prishtinë. Ata kanë ecur nga sheshi “Xhorxh Bush” nëpër Sheshin “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbe”, e ku e gjithë ecja është përcjellë me performancën e Xhevat Limanit si Skënderbeu, raporton Ekonomia Online.

Kryetari organizatës ” Shqiptaria”, Nijazi Gashi tha se në këtë datë zoti na dërgo Gjergj Kastriotin me detyra konkrete që të bashkonte princat shqiptarë bashkë me trojet e tyre në një shtet të vetëm.

“Ndjehem i nderuar që në emër të shoqatës në përgjithësi dhe në emër të organizatës të shpall të hapur këtë festë madhështore për kombin tonë. Atëherë mirë se vini në 619 vjetorin e lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në këtë datë zoti na dërgo Gjergj Kastriotin dhe me detyra konkrete në 1 të bashkonte princat shqiptarë bashkë me trojet e tyre në një shtet të vetëm që do të quhej Shqipëri dhe që do t’ ju tregonte që vetëm të bashkuar dorë për dore mund të mbijetojmë në këtë cep të botës dhe të lakmuar nga të gjithë popujt  që na rrethonin. 2 të bashkonte fiset që kishin emra të ndryshëm duke pagëzuar të gjithë pa dallim me emrin shqiptar. 3 Të gjithë flamujt me një flamur siç është dhe do të jetë flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare në mes. 4 t’ ju tregoj princave  shqiptar se nuk mjafton bashkimi fizik. Pa bashkimin dhe unifikimin shpirtëror, prandaj na bashkoi të gjithëve në një shpirt të përbashkët që është shqiptaria.

Ai ka shtuar se Skënderbeu nuk është vetëm i yni por i krejt Evropës.

“Nuk është  vetëm i yni, Gjergji është i krejt Evropës i krejt njerëzimit sepse Gjergji nuk luftoi vetëm për lirinë e shqiptarëve por për lirinë e të gjithë Ballkanit dhe Evropës. Andaj nga ky tubim madhështor i ftojmë disa popuj të mëdhenj të heqin dorë nga imponimet me dhunë”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i shoqatës “Kufinjtë e Arbërit”, Raif Gashi  ka kërkuar nga qeveria Kosovës që të nxjerr ligj për mbrojtjen e vlerave kombëtare siç është  Gjergj Kastrioti, UÇK-ja dhe figurat tjera kombëtare.

“Jemi tubuar që të shënojmë ditëlindjen e 619 të Gjergj Kastriotit si  rrallë ndonjëherë. Emër që ka shtegtuar dhe ka zënë vend duke u bërë banues pothuajse i të gjithë metropoleve botërore. Kaq shtrirje të gjerë nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë se sa Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lirisht mund të themi që epoka Skënderbeut  në shekullin 15 dhe vet figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore  të shqiptarëve dhe rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Ditëlindja e Gjergj Kastriotit është edhe ditëlindja jonë dhe urojmë që të gjithë shqiptarët në vitin e ardhshëm  ti mbushin sheshet anë e mbanë shqiptarisë për këtë ditë. Sa më parë kërkojmë që qeveria Kosovës të nxjerr ligj për mbrojtjen e vlerave kombëtare,  emrin e Gjergj Kastrioti, UÇK-së dhe të gjithë figurave kombëtare dhe posaqërisht flamuri kombëtar”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme